SPORT- Emre Can shumë pranë kalimit te Juventus

290

TIRANË, 30 prill/ATSH-AFP/ – Mesfushori i Liverpool, Emre Can mendohet se ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me kampionët e Italisë Juventus.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, ku sipas tyre 24-vjeçari i kombëtares gjermane, i cili po vuan nga një dëmtim në shpinë, do të nënshkruajë me fituesit e 6 herë radhazi të kampionatit italian, Juventusin.

Mesfushori mund të lërë Liverpoolin me kosto zero në fund të sezonit, por sipas medieve italiane, Gjermani ka nënshkruar një marrëveshje me ekipin torinez që do të paguajë lojtarin 6 mln euro në sezon.

Edhe kampionët e Francës, PSG kishin shprehur interes për të nënshkruar me Emre Can, i cili duket se ka preferuar të lëvizë në Itali përkrah lojtarëve gjermanë si Sami Khedira dhe Benedikt Howedes, të cilët ndodhen në Torino.

Emre Can u transferua te Liverpool në vitin 2014 nga ekipi i Bajern Leverkusen./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.