Ligjshmëria e pasurisë së prokurores Memçaj, vendimi më 3 maj

TIRANE, 30 Prill/ATSH/-Prokurorja e Apelit në Tiranë, Fatjona Memçaj doli sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për të kaluar sitën e Vettingut.

Prokurorja e Apelit të Tiranës ka qenë subjekt i deklarimit të pasurisë prej vitit 2003, në atë kohë prokurore e rrethit në Tiranë. Ajo është pjesë e listës prioritare të procesit të vettingut për shkak se është anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në seancën e sotme dëgjimore ajo u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili u përfaqësua në këtë proces rivlerësimi nga Alma Faskaj, Roland Ilia dhe Firdes Shuli.

Relatori Roland Ilia tha se prokurorja nuk ka kryer fshehje të pasurisë dhe as deklarim të rremë. “Hetimi i KPK verifikoi vërtetësinë e deklarimeve. Po kështu në lidhje me figurën, në raportin e DSIK thuhet se prokurorja është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës”.

/a.f/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.