BRUKSEL – Barnier: Çështja irlandeze rrezik për negociatat

BRUKSEL, 30 prill /ATSH-AFP/ – Kryenegociatori i Bashkimit Europian për Brexit, Michel Barnier paralajmëroi sot në lidhje me rrezikun që rëndon mbi negociatat me Londrën për Brexit për shkak të çështjes irlandeze.

”Kuadri i marrëveshjes duhet të përmbajë një zgjidhje të qartë dhe të eficente në lidhje me Irlandën”, tha Barnier gjatë një konference shtypi në Irlandë.

”Për aq kohë sa ne nuk do të kemi arritur këtë marrëveshje, ekziston vërtet një rrezik”, shtoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.