HAPËSIRË – Hartë 3D e “Rrugës së Qumështit”

PARIS, 29 prill /ATSH-AFP/ – Sateliti europian ”Gaia” ka mundësuar hedhjen në hartë, në formatin 3D, të rreth 1,7 miliardë yjeve nga galaksia jonë dhe 1,3 miliardë prej tyre përcaktojnë distancën e tyre në raport me Tokën, njoftoi Agjencia Hapësinore Europiane.

“Kjo sasi të dhënash është shumë e pasur dhe ne mendojnë se kjo do të modifikojë në mënyrë rrënjësore astronominë dhe mendimin tonë për ‘Rrugën e Qumështit'”, – deklaroi Uwe Lammers, një zyrtar shkencor i ”Gaia”-s për Agjencinë Hapësinore Europiane (ESA).

“Me ‘Gaia’-n, mund të rindërtojmë vërtet të gjithë historinë e Rrugës së Qumështit. Është si të bësh arkeoastronomi (…) për të rindërtuar vërtet historinë e universit tonë”, – deklaroi Gunther Hasinger, drejtor i Shkencës në ESA, gjatë prezantimit të këtyre të dhënave me rastin e Sallonit aeronautik ILA të Berlinit.

I lëshuar në fund të vitit 2013, sateliti, që analizon burimet e dritës të galaksisë tonë, është pozicionuar rreth 1,5 milionë kilometra nga Toka.

Ai ekzekuton 500 milionë matje në ditë. Të dhënat janë transmetuar në terren dhe trajtohen nga një konsortium që mbledh 450 shkencëtarë nga 20 vende.

”Gaia”, që punon që prej vitit 2014, kishte mundësuar tashmë një version të parë të katalogut të matjeve në shtator 2016.

Kjo e fundit jepte një pozicion prej 1,1 miliardë yjesh të “Rrugës së Qumështit”, por sateliti kishte përcaktuar distancën vetëm për dy milionë yje dhe në mënyrë të pasaktë.

Të dhënat e reja, të marra nga ”Gaia” për 22 muaj nga korriku 2014 dhe maji 2016, janë publikuar sot dhe është e mundur tashmë të hysh në këtë katalog në internet./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.