SOFT NEWS – Një vepër e Pikasos ka 25 000… pronarë!

ZYRIH, 28 prill /ATSH-AFP/ – Rreth 25 000 përdorues të internetit, të cilët blenë së bashku një vepër të Pikasos nëpërmjet një platforme zvicerane të blerjeve në grup, mundet ta admirojnë për herë të parë sot në Gjenevë.

Zakonisht, klientët besnikë të web-it zviceran të blerjeve ”Qoqa” janë më tepër të interesuar për një trapan, set valixhesh apo udhëtim në Marakesh me çmim të volitshëm.

Por, në muajin dhjetor, platforma e themeluar në vitin 2005 me sloganin ”Bëjmë çdo gjë të mundur, por vetëm për ty”, u propozoi klientëve blerjen e një kryevepre, ”Bustin e mosketjerit” të Pablo Pikasos (1968), për dy milionë franga zvicerane (1,7 milionë euro).

Brenda tri ditësh, 25 000 persona blenë 40 000 aksione me vlerë 50 franga CHF (42 euro) të vendosura për shitje, duke u bërë zyrtarisht pronarët e lumtur të ”Bustit” (58×28,5 centimetra).

”Ideja fillestare e ‘Qoqa’ ishte padyshim për të bërë zhurmë mediatike, për të bërë të flitej për kompaninë, por gjithashtu me dëshirën për të bërë të prekshme botën e artit e parë si një portë e mbyllur dhe e errët”, u shpreh për median, Pascal Meyer, 37 vjeç, drejtuesi dhe themeluesi i saj./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.