Shqipëria angazhim konkret në luftën ndaj terrorizmit

TIRANË, 28 Prill/ATSH/- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj nga Franca shkruan përmes twitter se vendi ynë është i angazhuar së bashku me vendet aleate për të luftuar terrorizmin.

Ministrja Gjonaj shkruan se janë ndarë mendime të rëndësishme me Presidentin Macron dhe homologun francezë Nicole Belloubet.

“Kënaqësi e veçantë, të shkëmbenim mendime të rëndësishme me Presidentin Macron dhe homologen franceze Nicole Belloubet. Forcimi i bashkëpunimit institucional dypalësh dhe më gjerë me vendet e Aleancës, garanci për suksesin e luftës kundër terrorizmit. #NoMoneyForTerror”, shkruan Gjonaj.

Së bashku me ministrin e Brendshëm në konferencën “No money for terror” në Paris. Diskutime të frytshme dhe angazhime konkrete për bashkëpunime të mëtejshme në çështjet e marrëdhënieve juridiksionale me jashtë për luftën kundër terrorizmit, si pjesë e një agjende të përbashkët”, vijon ministrja e Drejtësisë. /a.f/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.