Dokumentari “Mendoj për Ty” shfaqet në Sydney

TIRANE, 28 Prill/ATSH/- Në Sydney është shfaqur dokumentari “Mendoj për Ty” i përgatitur nga artistja Alketa Xhafa-Mripa dhe producentja Anna di Lellio në solidarizim me të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ish-Presidentja Atifete Jahjaga dhe Ambasadori i Kosovës në Australi, Sabri Kiçmari, kanë zhvilluar një diskutim me pjesëmarrësit, në mesin e të cilëve përfaqësues të vendeve të ndryshme dhe të komunitetit shqiptar.

Ish Presidentja Jahjaga ka pasqyruar angazhimin e saj në informimin e opinionit publik ndërkombëtar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj femrave gjatë luftës në Kosovë.

Kurse, ambasadori Kiçmari ka theksuar se adresa e fajësisë është e qartë, dhuna seksuale është ushtruar nga pjesëtarë të ushtrisë serbe.

“Pra përfaqësues të shtetit serb, si pjesë e planit për pastrimin etnik të Kosovës dhe për të cilën gjë shteti serb nuk ka kërkuar falje as 19 vite pas luftës në Kosovë”, ka shkruar ai në facebook./KosovaPress/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.