VJENË – Në Austri, muaji prill regjistrohet më i nxehti që nga viti 1800

VJENË, 27 prill /ATSH-AFP/ – Instituti Qendror i Meteorologjisë njoftoi se temperaturat e regjistruara gjatë muajit prill kanë qenë më të lartat që nga viti 1800, me një numër të pazakontë ditësh që shkonin mbi 25 gradë Celsius.

Numri i orëve me diell ishte 40% më i lartë se mesatarja dhe reshjet 40% më të ulëta se mesatarja.

Numri i ditëve verore, kur temperatura ka arritur të paktën nën 25 gradë Celsius është jashtëzakonisht mjaft i lartë, në Vjenë ditët e fundit të muajit pritet gjithashtu të jenë mjaft të nxehta. Më datë 20 prill në Salzburg termometri regjistroi 30 gradë Celsius.

Sipas meteorologut të ZAMG-së, Alexander Orlik muaji prill deri më tani është më i nxehti i regjistruar prej fillimit të matjes së temperaturës në vitin 1767, vendin e parë e mban muaji prill i vitit 1800, me temperatura 5,7 gradë Celsius mbi mesataren./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.