SHKUP – Takim rajonal për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

195

SHKUP, 27 prill /ATSH-ANSA/ – Perspektiva europiane e Ballkanit Perëndimor, forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe programet e përbashkëta në fushat e infrastrukturës, energjisë dhe të sigurisë janë temat e një takimi rajonal në Shkup, ku marrin pjesë presidentët e Maqedonisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë, Shqipërisë, Bosnjes, Malit të Zi dhe Kosovës.

Të pranishëm janë edhe kryeministri bullgar, Bojko Borisov, vendi i të cilit ka presidencën e radhës të BE-së dhe presidenti i Këshillit të unionit, Donald Tusk, i cili përfudon sot në Shkup turin në vendet ballkanike me objektivin për të përgatitur samitin BE-BP, që do të zhvillohet më 17 maj në Sofje.

Takimi i Shkupit zhvillohet në kuadër të të ashtuquajturit Procesi i Brdo-Brionit, një iniciativë e vitit 2013 nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë për të favorizuar integrimin europian të të gjitha vendeve të rajonit.

Për shkak të pranisë së shumë zyrtarëve të lartë, në Shkup janë forcuar masat e sigurisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.