Kryebashkiaku Veliaj fton qytetarët të votojnë për yllin e muzikës botërore që duan në kryeqytet

361

TIRANË, 27 prill /ATSH/- Kjo verë pritet që të jetë vërtetë e nxehtë, jo vetëm sa i takon temperaturave, por edhe aktiviteteve të shumta që janë planifikuar të oranizohen në Tiranë.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka postuar në Twitter një sondazh ku qytetarët mund të zgjedhin se cilin këngëtar dëshirojnë që të ndjekin live këtë verë në kryeqytet.

Nuk bëhet fjalë për emra të zakonshëm, por për yjet e muzikës botërore, që do t’i kishte zili çdo skenë europiane.

Ermal Meta, Rita Ora janë në listën e muzikantëve që qytetarët e Tiranës do të mund të zgjedhin, ndërsa nuk mungojnë as Martin Garrix dhe Alan Walker. Një tjetër emër i njohur është edhe ylli i muzikës Daddy Yankee, me hitet si “Danza Kuduro,” “Despacito,” “Gasolina”, “Limbo”.

“Po i afrohemi 3 viteve pune intensive ne bashkinë e Tiranës dhe po mendojmë për një stinë festive të paparë në kryeqytet këtë verë! Kë do donit të kishim? Voto më poshtë dhe vendos vetë me kë do të festosh”, – shkruan Veliaj. /e.xh//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.