FOTO/ Femrat në Tiranë sfidojnë meshkujt edhe në futboll

366

TIRANË, 27 prill /ATSH/ – Kush tha që vajzat nuk ndajnë të njëjtin pasion sikurse edhe djemtë për futbollin? Kanë përfunduar ndeshjet e para në grupe për kampionatin e 2-të, të minifutbollit për femra, organizuar nga bashkia Tiranë.

24 skuadrat më të mira nga i gjithë qyteti po garojnë midis tyre deri në finalen e madhe që do të mbahet mbas disa ditësh.

Ky aktivitet synon të nxisë te vajzat pasionet e ashtuquajtuar “për meshkuj”, siç është edhe futbolli, një sport shpesh edhe i paragjykuar për femrat. Por e vërteta është që pasionet s’kanë gjini dhe jo rrallëherë femrat kanë shkëlqyer edhe në “sportet e meshkujve”.

I gjithë kampionati po zhvillohet në kujdesin e veçantë të bashkisë së Tiranës, mbështetur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit që nga ana tjetër, shpreson që nga kampionati, në dukje amator, të dalin edhe talentet profesioniste, të cilat në të ardhmen mund të na dhurojnë një futboll spektakolar femëror. 

“P. N. Luarasi” vs “Turgut Ozal”: 8 – 2

“Besnik Sykja” vs “Arben Broci”: 1 – 2

“Ismail Qemali” vs “Mehmet Akif”: 10 – 1

“A.Z.Çajupi” vs “Sami Frashëri”: 2 – 5

“Partizani” vs “Sandër Prosi”: 1 – 10

“Sinan Tafaj” vs “Eqerem Çabej”: 0- 1

“Qemal Stafa” vs “Asim Vokshi”: 0- 3

“Myslym Keta” vs “Aleks Buda”: 3- 7

/e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.