Ëmbëlsohuni me rozën këtë pranverë

TIRANE, 27 Prill /ATSH/ – Femërore, romantike, dhe për një pamje prej kukulle Barbie ngjyra rozë kthehet për të na pushtuar këtë verë me shumë nuanca të papërmbajtshme.

Nga roza e lehtë, nuancat delikate në karamele, nuk ka asnjë version të rozës që nuk përshtatet në mënyrë të përsosur me veshjet më elegante të pranverës.

Natyrisht, jo të gjitha rozat janë të njëjta, por hijet e propozuara, nga roza e lehtë, pjeshka dhe deri tek trëndafili janë aq të shumta saqë secila mund ta gjejë vërtet veten, bazuar në shijen dhe ngjyrën e tyre.

Roza vishet vetëm, në një veshje totale femërore dhe të rafinuar, ose në kombinim me ngjyra të tjera, ndër të cilat përzierja me të kuqe është trendi, por edhe mbivendosja me nuancat e tjera të trëndafilit.

Roza antike kombinohet dhe me veshjet më rock ,një këmishë seta dhe një palë pantallona në nuancë trëndafili, përshtaten në mënyrë të përkryer me një xhaketë prej lëkure ose me një xhaketë xhinsi.

Gjithashtu këtë sezon nuk do mungojnë dhe xhaketat,pardesytë e lehta në versionet e mushamasë të cilat vijnë me nuancat pastel të rozës të cilat e bëjnë veshjen të ngjyroset me magjepsje të pastër.

Për ato që kanë frikë nga efekti mushama mund të guxojnë të kompletojnë pamjen me aksesorë si, çanta,kapele, një palë pupa ose një rrip për një prekje të butë dhe delikate në tërësi.

Po kjo nuk është e gjitha, pasi këtë vit dhe veshja e plazhit do të ngjyroset me rozë, për të na siguruar një pamje më të sofistikuar në plazh ose në pishinë.

Zbuloni në galerinë e fotove veshjet dhe aksesorët rozë për blerjen e duhur të këtij sezoni./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.