BRUKSEL – NATO përshëndet takimin inkurajues mes dy Koreve

BRUKSEL, 27 prill /ATSH-AFP/ – NATO e cilësoi inkurajues takimin mes liderit koreano-verior, Kim Jong Un dhe presidentit koreano-jugor, Moon Jae-in duke theksuar se mbetet shumë për t’u bërë.

”Ky është hapi i parë. Është inkurajues por duhet të kuptojmë se ka shumë punë të vështirë përpara”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut, Jens Stoltenberg gjatë një takimi të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të organizatës në Bruksel.

”Sot gjëja më e rëndësishme është të mirëpresim faktin që ata u takuan, edhe pse ka rrugë të gjatë, përpara se të arrihet një zgjidhje e plotë e krizës dhe problemeve që konstatojmë në gadishullin korean. Besoj se ky është hapi i parë mjaft i rëndësishëm”, komentoi Stoltenberg.

Liderët e dy Koreve u angazhuan sot për të punuar për denuklearizimin e gadishullit dhe paqen e përhershme? në një samit historik në Zonën e Demilitarizuar./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.