Ujësjellësi i ri, zgjidh problemin e mungesës së ujit për 6 fshatra të Fierit

TIRANË, 26 prill /ATSH/ – Rikonstruksioni i ujësjellësit të Mbrostarit në bashkinë e Fierit, një investim me vlerë mbi 556 mijë euro, tashmë i shërben rreth 10 500 banorëve të 6 fshatrave të kësaj zone. 

Rikonstruksioni i ujësjellësit të Mbrostarit i ka dhënë zgjidhje problemit me mungesën e ujit në rubinetet e fshatrave PetovëMakaj, Verri, Kallm, Mojalli dhe Mbrostar.

Falë investimit të TAP, i gjithë rrjeti i mëparshëm i amortizuar është zëvendësuar nga e para me tubacion polietileni.

Gjithashtu, për të rritur kapaciteti furnizues i ujësjellësitjanë hapur dy puse të reja dhe është rehabilituar depoja e ujit në Petovë

Lindita SotiriKëshilltare në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për Çështjet e Ujit tha se “falë këtij investimi iu dha zgjidhje një problemi të kahershëm të këtij komuniteti. Jam e bindur që investime të ngjashme do të kemi edhe në të ardhmen jo vetëm në bashkinë e Fierit por edhe në bashkitë e tjera përgjatë gjurmës së TAP në ShqipëriMinistria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të mbështesë investimet e TAP që ndikojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve.

Drejtori i Ujësjellësit të MbrostaritPirro Ndreulidhur me këtë rikonstruksion u shpreh se “pas shumë vitesh mund të themi që e kemi zgjidhur problemin me mungesën e ujit në shtëpitë e fshatrave të kësaj zone. Madje për disa shtëpi të fshatit Kallm është hera e parë që uji u vjen në rubinetet e shtëpisë. Për këtë i jemi shumë mirënjohës TAP.

Menaxheri i Përkohshëm i TAP për Shqipërinë, Michele Elia, gjatë përurimit të ujësjellësit të Mbrostarit u shpreh: “TAP po mbështet zhvillimin e komuniteteve përgjatë gjurmës së gazsjellësit me një sërë investimesh në infrastrukturë. Ujësjellësi i Mbrostarit është një prej investimeve sociale dhe mjedisore në bashkinë e Fierit që i përmirësoi jetesën mbi 10 000 banorëve. Edhe në të ardhmen, në partneritet me Ministrinë e Infrastrukturëdhe Energjisë dhe qeverisjen vendore ne do të jemi në krah të zhvillimit të komuniteteve.

Ujësjellësi i Mbrostarit ka një rrjet tubacioni prej rreth 13 kilometrash. Në përbërje të ujësjellësit janë 2 puse me kapacitet total prej 1200 m3/ditë1 depo uji me kapacitet 250 m3 dhe ambientet e trajtimit të ujit të pijshëm, përfshirë sistemin automatik të klorinimit. Rikonstruksioni i plotë i ujësjellësit të Mbrostarit është pjesë e Investimeve Sociale dhe Mjedisore të TAP në Shqipëri. Ky është një projekt krejtësisht i financuar nga TAP, duke përfshirë punimet, supervizimin dhe kontratën e menaxhimit. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.