Princi William dëshmitar në dasmën e vëllait Harry

TIRANË, 26 prill /ATSH/ – Princi William do të jetë dëshmitari i dasmës së vëllait të tij të vogël Harry. Ky është një shkëmbim rolesh mes dy princave të Anglisë, pasi gjatë martesës së Williamit me Kate Middleton, Harry luajti rolin e dëshmitarit të dhëndrit.

Lajmi erdhi nga njoftimi zyrtar në Twitter nga Kensington Palace që shkruan se Duka i Kembrixhit ndihet i nderuar dhe i gatshëm për të ndihmuar vëllain e tij.

Së fundi, Harry i kërkoi William-it të bashkohej me të në ceremoninë fetare në Kapelën e Shën Gjergjit të Windsor-it, ku muajin e ardhshëm ai do të martohet me aktoren afrikano-amerikane Meghan Markle.

Në vitin 2011 ishte ai që ndihmoi vëllain e tij në martesën me Middletonin. Ndërsa dëshmitaria e nuses ishte motra e Kate, Pippa. Kuriozitet tani mbetet se kush do ta luajë këtë rol me Meghanin. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.