ITALI – Rritja ekonomike mesatarisht 1,4% deri në 2020

MILANO, 26 prill /ATSH-AFP/ – Qeveria italiane theksoi sot se parashikonte një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 1,5% në 2018, 1,4% në 2019 dhe 1,3% në 2020, pas 1,5% në 2017.

“Ekzistojnë rreziqe nga tensionet gjeopolitike dhe të lidhura me shkëmbimet tregtare, por ne konfirmojmë një rritje prej 1,5% të PBB-së në 2018, ashtu si në 2017. Bëhet fjalë për një vlerësim të kujdesshëm”, deklaroi ministri i Ekonomisë dhe Financave, Pier Carlo Padoan, në një konferencë shtypi.

“Të dhënat mbi rritjen ekonomike janë inkurajuese dhe kam bindjen se rritja potenciale italiane mund të jetë më e lartë se të dhënat që kemi parashikuar”, shtoi ai duke nënvizuar se elementë të ndryshëm të bëjnë të mendosh se PBB-ja italiane mund të kalojë shifrat e parashikuara tashmë duke arritur në të paktën në 2%./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.