Festivali i Gastronomisë në Lezhë, shije dhe traditë

TIRANË, 26 prill/ATSH-Maela Marini/.- Festivali i Gastronomisë “Lezha Gatuan”, pritet të promovojë në qytetin verior, këtë vlerë të spikatur të zonës.

Si një rajon që më së shumti po orientohet drejt agroturizmit, Lezha ka çfarë të ofrojë për vizitorët, të cilët bashkë ma natyrën, mund të shijojnë pjatat tradicionale të zonës, të gjitha të gatuara me produkte bio.

Restorante, kuzhinierë, prodhues dhe të apasionuar pas kuzhinës do të sjellin produktin lokal në pjata të veçanta dhe tërheqëse.

 

Gjatë zhvillimit të këtij festivali, në 6 maj, edhe kultura dhe tradita lokale do të prezantojë më të mirën e saj.

Gatimet në çast dhe kateringu do të shoqërojnë këdo që do të bëhet pjesë e këtij festivali, që zhvillohet për herë të parë në Lezhë.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.