Deklarimi individual vjetor i të ardhurave, brenda datës 30 prill

TIRANE, 26 Prill/ATSH/- Të gjithë individët rezident në Republikën e Shqipërisë që realizojnë mbi 2 milionë lekë nga të gjitha burimet e të ardhura në vit kanë afat për të plotësuar deklaratën e të ardhurave deri në 30 prill.

Nga të dhënat e DPT deri tani kanë dorëzuar deklaratën e të ardhura rreth 7500 persona nga mbi 6900 individë që deklaruan në vitin 2016 por pritet që numri të rritet pasi sipas DPT ka interes nga individët për të marrë informacion se si do të plotësohet deklarimi online.

Individët duhet të deklarojnë të ardhurat nga pagat dhe shpërblimet, dividenti dhe lojërat e fatit fitimet kapitale shirja e pasurisë së paluajtshme dhe qiratë, apo interesat bankare.

Ligji parashikon gjithashtu se nga shuma e të ardhurave individëve tu zbriten shpenzimet e interesave bankare për shkollim për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, si dhe shpenzimet për mjekim, për vete apo për fëmijët dhe personat në kujdestari, për pjesën e pambuluar nga sigurimi i detyrueshëm shëndetësor.

Edhe zbritjen e shpenzimeve individët duhet të deklarojnë dhe vërtetojnë ato me fatura.

Nëse individi i cili e ka detyrimin për të deklaruar nuk e kryen këtë deklarim, atëherë individit përveçse do ti kërkohet deklarimi do të paguajë edhe një penalitet prej 5 mijë lekësh

Të ardhurat nga “Tatimi mbi të ardhurat personale” janë realizuar në vlerën 32.2 miliard lekëve, në vitin 2017./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.