“Avengers: Infinity War”, kapitulli i tretë i sagës në kinematë botërore

TIRANË, 26 prill /ATSH/ – Seria më e fundit e sagës “The Avengers”, do të dalë në kinematë botërore më 27 prill, një datë që mezi po e presin jo vetëm fansat, por edhe të gjithë të apasionuarit e filmave.

Kjo seri mbledh për herë të parë në një film gati të gjithë superheronjtë, duke u bërë një hit pa dalë ende.

Megjithatë, kostot e prodhimit dhe të aktorëve i kanë kushtuar shumë studios Marvel, e cila ka shpenzuar plot 300 milionë dollarë për prodhimin e tij. Kështu, “Avengers: Infinity War” renditet në vendin e dytë të filmave që kanë shpenzuar më shumë buxhet në histori, ku në vend të parë qëndron “Pirates of the Caribbean: At World’s End”, i cili i ka kushtuar Disney-t plot 378.5 milionë dollarë.

Ndërkohë, “Infinity War” renditet edhe si filmi me buxhetin më të lartë ndërmjet atyre të “Marvel Studios”. Përkatësisht, “Avengers: Age of Ultron” kushtoi rreth 279.8 milionë dhe “Captain America: Civil War” 250 milionë./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.