MAQEDONI – Zaev riformaton kabinetin qeveritar

SHKUP, 25 prill /ATSH-MIA/ – Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev njoftoi se do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar.

Pas 1 Majit, ai do të bëjë të ditur ndryshimet në përbërjen e qeverisë si edhe ndryshime në pozicionet e drejtorive në institucione të caktuara.

“Vijojnë bisedimet dhe negociatat. Pas festës së 1 Majit planifikoj të dal me informimin e opinionit dhe të Parlamentit për gjithçka që do të paraqesë ndryshime në përbërjen qeveritare dhe ndryshime të vendeve të drejtorëve në institucione të caktuara”, deklaroi Zaev, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje për Programin Vjetor për Punësim./  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.