Haradinaj: Në fund të vitit, Kosova fiton liberalizimin e vizave

TIRANË, 25 prill /ATSH – I.Vata/ – Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në konferëncën me temë: “Dekada e ardhshme e Kosovës; Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE”, i cili ka theksuar se në fund të vitit, Kosova fiton liberalizimin e vizave.

Kryeministri i Kosovës Haradinaj, duke folur për sfidat e ardhshme të Kosovës ka renditur prioritetet, si liberalizimi i vizave dhe aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE.

“Sot mora pjesë në konferencën ‘Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i Reformimit, Bashkëpunimi Rajonal dhe Integrimi në BE’. Si pikënisje, në fund të këtij viti Kosova fiton liberalizimin e vizave. Në agjendë kemi aplikimin për statusin e vendit kandidat në BE, transformimin e FSK-së në ushtri dhe po punojmë çdo ditë për fuqizimin e sundimit të ligjit dhe zhvilimin ekonomik”, – u shpreh Haradinaj.

Më tej Haradinaj ka pohuar se “Dekada jonë e dytë duhet të na gjejë të integruar në Bashkimin Europian, të anëtarësuar në NATO, pjesë e OKB-së, me proces të përmbyllur me Serbinë, dhe për këto konsensusi politik është i domosdoshëm”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.