FOTO/ Çizmet e pranverës 2018 vijnë me plot ngjyra dhe freski

TIRANE,25 Prill /ATSH/ – Çizme në pranverë? Pse jo! Stilistët propozojnë çizmet dhe për sezonin e ngrohtë me modele dhe ngjyra të shumëllojshme .

Ne i kemi sistemuar ato në raftin e këpucëve sapo kemi parë rrezet e para të diellit, por tani erdhi koha t’i nxjerrim e t’i veshim plot stil sepse çizmet e gjata dhe çizmet deri tek kyçi i këmbës do të jenë protagonistet e këtij sezoni dhe mund të shfrytëzohen për një kohë të gjatë derisa ti lëmë vendin sandaleve dhe këpucëve verore.

Çizmet e këtij sezoni janë të lehta dhe praktike ato mund ti kombinojmë me veshje nga pëlhurat e lehta deri tek fundet dhe pantallonat e shkurtra .Këto çizme do të gjejnë një përdorim të përditshëm sepse modelet e shumëllojshme i bëjnë ato të vishen si gjatë ditës por dhe në mbrëmje.

E vetmja gjë që duhet të kemi parasysh kur ti veshim është të synojmë modelet e duhura.Këtë sezon duhet të shmangim çizmet me ngjyra të errëta dhe me detaje dimërore si kopsat, togëzat metalike dhe materialet e plota të lëkurës.

Propozimet për çizmet e sezonit pranverë-verë 2018 vijnë plotë jetë dhe freski me tonet e ngjyrave pastel, saten dhe me printe lulesh, të cilat i bëjnë ato të përshtatshme për stinën e nxehtë.

Zgjedhja është e larmishme pasi tek modelet e pranverës nuk mungojnë as çizmet e shkurtra të cilat vijnë me ngjyra të ndryshme,të hapura për tu dukur sa më verore dhe në materiale të lehta për të qënë komode.

Shfletoni galerinë me një përzgjedhje propozimesh me vlerë për të investuar për çizme këtë pranverë!/a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.