Durrës, përpunohen 6 anije me 36 mijë ton mallra në dy terminale

TIRANE, 25 Prill /ATSH/ -Në kalatat e Terminalit Lindor ka përfunduar natën e kaluar shkarkimi i anijes “Mohac” me 14.610 ton qymyr, ndërsa vijon në port përpunimi i pesë anijeve të tjera.

Në Terminalin e Mallrave Gjenerale, (Terminali Perëndimor) sot po shkarkohen 3 anije me mbi 12.400 ton sojë, grurë, nitrat dhe pleh bujqësor Dap.

Në Terminalin Lindor vijon shkarkimi i anijes “Atlas Wind” me 5.050 ton qymyr. Ndërkaq, në të njëjtin Terminal anija “Golden Bay” ka nisur të ngarkohet dje me 4.100 ton çimento për eksport.
Gjatë ditës pritet të mbërrijnë në radhën portuale edhe dy anije të tjera me grurë dhe me melaminë. /e.malaj/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.