BRUKSEL – Donatorët ndërkombëtarë mbledhin 4,4 miliardë dollarë në mbështetje të Sirisë

BRUKSEL, 25 prill /ATSH-AFP/ – Donatorët ndërkombëtarë që u takuan në Bruksel mblodhën 4,4 miliardë dollarë në ndihmë të Sirisë për vitin 2018, njoftoi sot zyrtari i OKB-së për çështjet humanitare.

”Dëshira ime është që deri në fund të ditës të kemi siguruar angazhimet për 2018 në nivelin e 4,4 miliardë dollarëve”, deklaroi Mark Lowcock, në një konferencë shtypi.

”Ky është një fillim i mbarë megjithëse do të kishin dashur më shumë”, pohoi Lowcock, duke shtuar se SHBA-ja, një nga kontribuesit më të rëndësishëm, nuk kishte përcaktuar ende shumën e saj.

Organizatorët e konferencës shpresonin të mblidhnin në total 9 miliardë dollarë për vitin 2018. OKB-ja kishte parashikuar vlerën 3,5 miliardë dollarë për ndihma humanitare në Siri dhe 5,6 për të mbështetur refugjatët në shtetet fqinje./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.