SOFT NEWS – Princi Charles i mrekulluar nga lindja e nipit të tretë

LONDËR, 24 prill /ATSH-AFP/ – Princi Charles u shpreh sot i mrekulluar nga lindja një ditë më parë e nipit të tij të tretë, djali i dytë i princit William dhe bashkëshortes, Kate, emri i të cilit ende nuk është njoftuar.

Princi Charles, 69 vjeç, shprehu gëzimin e madh për ardhjen në jetë të një nipi tjetër.

“Ne jemi të mrekulluar nga ky lajm”, theksoi ai në praninë e bashkëshortes Camilla.

Të shtëna me top u zhvilluan sot në Londër për të përshëndetur lindjen e princit të vogël, i pesti në radhë për të marrë fronin dhe këmbanat e Westminsterit ranë në nder të tij.

Kate, 36 vjeçe, lindi dje në orën lokale 11:01 një djalë, të cilin e prezantoi për admiruesit e familjes mbretërore në daljen nga spitali, para se të kthehej me princin William, në residencën e tyre të pallatit Kensington.

Duka i Kambrixhit u shfaq shumë i lumtur për ardhjen në jetë të fëmijës së tretë duke u shprehur me humor para gazetarëve “tre herë më shumë i shqetësuar tashmë”.

Spekulimet për emrin e zgjedhur nga princi William dhe Kate vazhdojnë. Në pritje të zbulimit, emri i preferuar mendohet se do të jetë Arthur.

“Arthur është më favoriti”, deklaroi Harry Aitkenhead, zëdhënës i grupit parizian Coral.

“James, Albert dhe Philip (emrat e gjyshërve të fëmijëve) janë gjithashtu në listë./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.