SHBA – Macron dhe Trump kërkojnë një marrëveshje të re për Iranin

205

UASHINGTON, 24 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe homologu amerikan, Donald Trump kërkuan sot një marrëveshje për të kontrolluar ambiciet e Iranit, pasi presidenti amerikan e cilësoi tekstin për programin bërthamor si “fatkeqësi”.

“Ne nuk kemi qendrime të njëjta përsa i përket kësaj çështjeje dhe kemi pasur një diskutim shumë të thellë për këtë marrëveshje të nënshkruar në vitin 2015 që parashikon të pengojë Iranin të pajiset me armë bërthamore”, deklaroi Macron në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin amerikan.

“Ne urojmë që të mund të punojmë tashmë për një marrëveshje të re me Iranin”, shtoi presidenti francez.

Ndërkohë që Trump kërkoi një marrëveshje të re me themele të forta.

“Kjo është një marrëveshje me themele të shkatërruara, kjo është një marrëveshje e dobët me një strukturë të dobët”, konfirmoi drejtuesi amerikan.

Gjatë fushatës së tij, Trump kishte premtuar se do ta hidhte poshtë tekstin, kërkuar nga paraardhësi i tij, Barack Obama dhe fryt i viteve negociatash./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.