Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për dy ish-drejtorët e ARRSH

TIRANË, 24 prill/ATSH/ – Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), përkatësisht Andi Toma, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

Për abuzimin me rrugën Elbasan-Tiranë do të gjykohen dhe 9 persona dhe 3 kompani.

Andi Toma ka qenë drejtor i rrugëve në vitet 2008-2013, ndërsa Dashamir Xhika ka drejtuar këtë sektor nga viti 2013 deri në shtator 2017. Xhika dhe Toma janë në hetim edhe për një tjetër procedim, atë të rrugës Tiranë-Elbasan, dosje për të cilën janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Komunikata e plotë

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimet për procedimin penal Nr. 740, regjistruar datë 11.04.2016, dhe ka depozituar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Elbasan “Kërkesën për dërgimin e çështjes në gjyq”, në ngarkim të të pandehurve:

1) Andi Toma, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën 22.01.2008 – 07.10.2013,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

2) Dashamir Xhika, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar në periudhën tetor 2013 – shtator 2017.

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K. Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

3) Rexhep Tarba, Mbikëqyrës i punimeve, administrator i shoqërisë “Zenit-06” sh.p.k,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

4) Agron Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

5) Kujtim Hysa, administrator i shoqërisë “Vëllezërit Hysa” sh.p.k,

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Arrestit në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.

6) Rezarta Bokçiu, administratore e shoqërisë “Arifaj” sh.p.k..

– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

7) Lek Tushaj, Drejtor i Drejtorisë së Sigurimit te Cilësisë pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit.

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

8) Astrit Qafa, Përgjegjës i Sektorit te Kualifikimit pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit.

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në       bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

9) Malvina Kallabaku, Specialiste, Sektori i Kualifikimit pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit.

– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

10) Afërdita Basha, Specialiste, Sektori i Standardeve dhe Normativave pranë ARRSH, anëtare e grupit të kolaudimit.

– E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– E hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

11) Kastriot Braha, Specialist, Sektori i Standardeve dhe Normativave pranë ARRSH, anëtar i grupit të kolaudimit.

– I akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 248 – 25 të K.Penal.

– I hetuar me masë sigurimi personal të “Detyrimit për t’u paraqitur në Policisë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale.

12) Shoqëria tregtare “Vëllezërit Hysa” sh.p.k, me Nipt. K12911201C, me qendër në Elbasan.

– E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K. Penal.

13) Shoqëria tregtare “Arifaj” sh.p.k, me Nipt. J76418907K, me qendër në Tiranë.

– E akuzuar për veprën penale të “Vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën” të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 135 – 25 të K.Penal.

14) Shoqëria tregtare “Zenit-06” sh.p.k, (“Zenit & CO”), me Nipt. K61731002D, me qendër në Tiranë.

E akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.