PAKISTAN – Të paktën gjashtë policë të vrarë pas një atentati të trefishtë kamikaz

QUETTA, 24 prill /ATSH-AFP/ – Të paktën gjashtë policë u vranë dhe 15 anëtarë të forcave të sigurisë u plagosën pas një atentati të trefishtë kamikaz sot në mbrëmje në Quetta, kryeqytet i Balukistanit, provincë e paqendrueshme në jug të Pakistanit, bënë të ditur burime të policisë.

“‘Kamikazi i parë hodhi veten në erë pranë një pike kontrolli pranë kampit ushtarak ‘Frontier Corps’, pasi u zbulua nga rojat'”, deklaroi Ghulam Ali Baloch, ministri i Brendshëm i Balukistanit.

“Një tjetër kamikaz, i cili mbulonte të parin, ka shkëmbyer zjarr me forcat e sigurisë dhe më pas ka aktivizuar lëndën plasëse që mbante në trup duke plagosur tetë ushtarë”, shtoi ai.

Rreth gjymë orë më pas, një kamikaz i tretë ka goditur një kamion të policisë me motorin e tij në rrugën e aroportit duke vrarë të paktën tetë policë”, sipas Baloch.

“Shtatë policë të tjerë u plagosën në atentatin e fundit”, shtoi ai./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.