OTAVA – Trudeau: Kanadezët nuk duhet të jetojnë me ndjesinë e frikës

187

OTAVA, 24 prill /ATSH-AFP/ – Kryeministri Justin Trudeau u kërkoi sot kanadezëve që të mos jetojnë me ndjesinë e frikës, një ditë pas sulmit të paprecedent të kryer nga drejtuesi i një furgoni në rrugët e Torontos, ku u regjistruan 10 kalimtarë të vdekur dhe 15 të tjerë të plagosur.

”Nuk duhet të jetojmë me ndjesinë e frikës, pasigurisë në të përditshmen tonë dhe kur shëtisim në rrugët e qytetit”, deklaroi Justin Trudeau përpara takimit të qeverisë në Otava.

”Kanadezët në çdo skaj të vendit u tronditën dhe u trishtuan nga ky sulm i palogjikshëm”, u shpreh kreu i qeverisë.

”Duhet të vijojmë të mbetemi një shtet i hapur, i lirë dhe i qetë në vlerat tona dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë”, theksoi ai./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.