FOTO- Tendenca tropikale, një prekje ekzotike në veshjet e pranverës

TIRANË, 24 prill/ATSH/.- Vala e parë e nxehtësisë në qytet ju bën të ëndërroni për destinacione ekzotike me bimësi të gjelbëruar?

Nëse në këtë moment nuk mund të përballoni largimet e improvizuara, të paktën ngushëllohuni me dozën e mirë të stilit tropikal, jo vetëm në det, por edhe në qytet.

Më shumë se një tendencë, është një një siguri e madhe që në çdo sezon sjell frymë freskie dhe gëzimi në veshjet tona.

Pizhama dhe jumpsuit prej mëndafshi, fustane të gjata, pantallona të gjera, që kombinohen me bluzat me këtë temë, këpucë dhe çanta të qëndisura.

Protagonistët? Gjethe dhe lule të të gjitha llojeve dhe zhanreve, majmunë të vegjël simpatikë, papagallë, zogj shumëngjyrësh dhe flamingo rozë.

Lëreni veten të tundoheni nga këshilla jonë e blerjeve./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.