Veshjet e pranverës shkëlqejnë me ngjyrën e qiellit

TIRANË, 23 prill/ATSH/.- E qartë si qielli. E thellë si oqeani. E kaltra pushton garderobat dhe pasarelat e pranverë verë 2018 duke sjellë qetësinë dhe dëshirën në veshjet dhe aksesorët e sezonit.

Kandidate për të qenë një nga ngjyrat më të dëshirueshme të momentit, me gamën e saj të nuancave intensive dhe pastel duke filluar nga bojëqielli i e lehtë deri në atë të thellë.
Ajo ka shijen e një dite me diell, tingullin e valëve që përplasen mbi shkëmbinjtë dhe aromën e luleborës.

Freskia e saj na çon me mendje në sezonin e ngrohtë dhe në të gjitha rrobat e lehta që mezi presim t’i veshim si ; fustanet e gjata për raste të veçanta, pardesytë, pantallonat elegante me bel të lartë dhe modelet më të bukura të xhinseve, fundet, me gjatësi të shkurtra, të mesme dhe të gjata, fundet e ngushtë, bluzat romantike dhe këmishat me prerje mashkullore.

Si të harroni aksesorët, të gatshëm për të fshirë retë gri, për t’i dhënë qetësi modeleve të dukshme, për të kontrastuar me delikatesën e saj ngjyrat më të gjalla. Për të kujtuar se vera është tek dera.

Shfletoni galerinë dhe joshuni nga shkëlqimi i kaltër në rrobat më të bukura dhe aksesorët e momentit! /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.