SHBA – Michael Bloomberg premton 4,5 milionë dollarë për Marrëveshjen e Parisit

UASHINGTON, 23 prill /ATSH-AFP/ – Ish-kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, miliarderi dhe filantropi, Michael Bloomberg u angazhua të jepte 4,5 milionë dollarë për të përmbushur angazhimet e SHBA për Marrëveshjen e Parisit për klimën, që Donald Trump ka vendosur të largohet.

“Amerika ka marrë një angazhim dhe si amerikan mendoj se nëse qeveria nuk e bën, ne të gjithë kemi një përgjegjësi”, – theksoi Bloomberg për stacionin televiziv CBS.

“Unë mund ta bëj”, – shtoi biznesmeni.

“Po, do t’u dërgoj atyre një çek për fondet që Amerika kishte premtuar për organizatën, sikur ta kishte marrë nga qeveria federale”, – theksoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump kishte njoftuar më herët se SHBA-ja do të tërhiqej nga marrëveshja historike e nënshkruar nga 195 vende në Paris në dhjetor 2015 nën drejtimin e OKB-së.

Disa ditë pas këtij njoftimi, Michael Bloomberg kishte dërguar në Kombet e Bashkuara një letër të nënshkruar nga më shumë se 1 000 organizata, kompani dhe autoritete lokale, të gatshme për të reduktuar emetimet e tyre të gazit me efekt serrë./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.