SHBA – Mattis: Optimist për suksesin e negociatave me Korenë e Veriut

519

UASHINGTON, 23 prill /ATSH-AFP/ – Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis sheh arsye për të qenë optimist për përfundimin me negociatave me Korenë e Veriut pas njoftimeve të drejtuesit koreano-verior për braktisjen e testimit të raketave dhe bombës atomike.

“Në këto momente, mendoj se ka shumë arsye për të qenë optimist për faktin se negociatat do të jenë të sukseshme”, deklaroi Mattis, i cili priti sot ministrin tajlandez të Mbrojtjes, Prawit Wongsuwan.

Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un njoftoi të shtunën ndërprerjen e testeve bërthamore dhe të raketave ndërkontinentale si dhe mbylljen e qendrës së provave bërthamore, që ka përmbushur misionin e saj./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.