SHBA – BB: Transfertat e parave drejt vendeve të varfra rekord në 2017

UASHINGTON, 23 prill /ATSH-AFP/ – Transfertat e parave, burim kyç i të ardhurave për vendet e varfra arritën një nivel rekord në 2017 pas dy vitesh rënie të njëpasnjëshme, njoftoi sot Banka Botërore.

”Shuma e fondeve të dërguara në vendet me të ardhura të pakta ose mesatare arriti vlerën e 466 miliardë dollarëve vitin e kaluar kundrejt 429 miliardë në vitin 2016, e barazvlefshme me një rritje prej 8,5%”, saktësoi instituti në një deklaratë.

Rritja e transfertave të parave ka qenë më e lartë se parashikimi, nxitur nga rritja ekonomike në Europë, Rusi dhe në SHBA duke u mundësuar migrantëve dhe familjeve të tyre për të dërguar më tepër para’ në drejtim të Indisë (69 miliardë dollarë), Kinës (64 miliardë), Filipineve (33 miliardë), Meksikës (31 miliardë), Nigerisë (22 miliardë) dhe të Egjiptit (20 miliardë).

Kjo rritje e transfertave në dollarë u shoqërua me rritjen e çmimit të naftës dhe me një vlerësim të monedhës euro.

Në nivel rajonal, Europa dhe Azia Qendrore kanë regjistruar një rritje më të madhe të transfertave me 21%, dhe Afrika Subsahariane me 11,4%.

Transfertat e parave drejt vendeve më të varfra pritet të shënojnë rritje në 2018 me 4,1% për të arritur nivelin e 485 miliardë dollarëve./ /v.b/  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.