IRAK – ISIS kërcënon me sulme kundër qendrave të votimit

204

BAGDAD, 23 prill /ATSH-DPA/ – Shteti Islamik (ISIS) kërcënoi se do të sabotonte zgjedhjet parlamentare, që do të zhvillohen muajin e ardhshëm në Irak, duke sulmuar qendrat e votimit.

“Kandidatët dhe votuesit janë të pafe’ që kanë dalë nga rruga e Zotit”, deklaroi Abu al Hassan al Muhajir, një zëdhënës i organizatës terroriste, sipas një regjistrimi audio të shpërndarë dje.

Për momentin nuk ishte e mundur që të verifikohej autenticiteti i këtij regjistrimi, që u publikua në kanalin në internet të Shtetit Islamik.

Iraku pritet të zgjedhë një parlament më 12 maj.

Vitin e kaluar ushtria irakiane arriti të largojë Shtetin Islamik nga shumica e territoreve që kontrollonte në vend, përfshirë edhe qytetin e Mosulit./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.