GREQI – Cipras kërkon lirimin e ushtarakëve të burgosur në Turqi

252

ATHINË, 23 prill /ATSH-ANA/ – Kryeministri grek, Aleksis Cipras kërkoi sot kthimin e menjëhershëm të dy ushtarëve grekë, që cilët po mbahen të burgosur në Turqi, njoftoi sot zyra e shtypit e shefit të qeverisë greke.

Sipas saj, çdo referencë e shkëmbimit të dy ushtarakëve grekë me tetë ushtarakët turq, të cilët u larguan për në Greqi dhe aplikuan për azil pas një grushti shteti në Turqi, është e papranueshme.

“Nga deklaratat e djeshme të presidentit turk, ne po marrim vetëm pjesën pozitive. Një kthim të paqes në Egje’ dhe mbështetjen e dialogut mes dy vendeve në sektorë të rëndësishëm, përfshirë edhe atë të sigurisë. Sidoqoftë, ne po presim që këto të realizohen në praktikë, me ndryshimin e sjelljes provokuese turke në Egje”’, thuhet në deklaratë.

“Qëndrimi i Greqisë dhe i Bashkimit Europian është i qartë dhe i vendosur për nevojën e kthimit të menjëhershëm të dy ushtarakëve grekë, pa kushte dhe shkëmbime të papranueshme”, theksohej në të./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.