FOTO/ Brenda vitit, rikonstruktim i të gjitha rrugëve dytësore në Elbasan

347

TIRANË, 23 Prill/ATSH/-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini dhe deputetët Kushi e Kamani inspektuan përfundimin e punimeve në rrugën që lidh lagjet “Vullnetari” dhe “Haxhias”, në qytetin e Elbasanit.

Sipas Ballës, rikonstruksioni i kësaj rruge ka qenë një kërkesë e vazhdueshme nga qytetarët, pasi rruga egzistuese ishte tejet e amortizuar.

Në fjalën e tij gjatë inspektimit, Balla i premtoi qytetarëve se brenda vitit të gjitha rrugët dytësore të qytetit të Elbasanit do të rikonstruktohen totalisht.

“Tashmë kemi përfunduar me qendrën e Elbasanit dhe po shtrihemi në çdo cep. Dua t’u them qytetarëve se brenda këtij viti, pothuajse të gjitha rrugët dytësore të qytetit do të jenë në këtë standard.
Shqipëria që duam, Elbasani që duam janë pikërisht ky standard që shihni në këtë rrugë që lidh lagjen “Vullnetari” dhe lagjen “Haxhias”, deklaroi Balla.

Rruga e re është ndërtuar sipas të gjitha standardeve duke përfshirë KUZ-KUB, ndriçim dhe gjelbërim.
Po ashtu qendrat e Njësive Administrative brenda këtij viti kalendarik do t’i nënshtrohen rikonstruksionit./af/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.