Dukesha Middelton lind fëmijën e tretë

TIRANË, 23 prill/ATSH/ – Kate Middelton, bashkëshortja e princit William lindi sot fëmijën e tretë, që është një djalë.

Kensington Palace bën të ditur në Twitter se “Kate dhe fëmija janë shëndoshë e mirë. Fëmija lindi 3,8 kilogramë në orën 11:01 të paradites së sotme”.

Sipas Kensington Palace, Princi William ishte i pranishëm në lindjen e fëmijës së tretë.

Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, George 5 vjeç, i lindur në 2013 dhe Charlotte tre vjeçe, e lindur në 2015.

Dukesha e Kembrixhit u shtrua mëngjesin e sotëm në spitalin “Saint Mary” në Londër, ku u lindën edhe dy fëmijët e parë të saj, George dhe Charlotte./ /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.