Drama ”Natën ma”, emocionon publikun në Teatrin Metropol

TIRANE, 23 Prill /ATSH/ – Nga autorja Marsha Norman, shfaqja “Natën ma” riktheu Ema Andrean si regjisore, në sallën e Teatrit Metropol me premierën këtë fundjavë për publikun kryeqytetas.

Premiera u prit ngrohtë dhe me duartrokitje të shumta nga publiku. Shfaqja i dhuroi publikut që kishte mbushur sallën një përzierje emocionesh, lot, të qeshura, përqafime dhe përgëzime.

Vepra tregon fatin e një nëne, Telma 50 vjeçe dhe bijës së saj Xhesit, 30 vjeçe. Pjesa nis me rrëfimin e Xhesit, e cila duhet t’i thojë së ëmës që në mëngjes do të vdesë. Xhesi është një grua e divorcuar që jeton me mamanë e saj. Asgjë deri tani nuk i ka ecur siç duhet, ndaj ajo ndjehet e humbur, ku vuan njëkohësisht nga depresioni kronik.

Thelma është nëna e saj, e cila duhet të përballojë depresionin e së bijës. Një vepër e fortë emocionale, që do të vijë nën konceptin ndryshe të Andreas, e cila njihet për zgjedhjen ndaj veprave të forta.

Në role kryesore interpretojnë aktoret Ilire Vinca dhe Egla Ceno. Eshtë hera e parë që kjo vepër ngjitet në skenën e një teatri në Tiranë, ndërsa më parë është vënë në skenën e Prishtinës. E shkruar nga skenaristja amerikane Marsha Norman më 1983, kjo dramë ka fituar Pulitzier dhe është nominuar për çmime të rëndësishme.

Shfaqja ”Natën ma” do të vazhdojë të shfaqet dhe në datat 25, 26, 27, 28, 29 Prill dhe 2, 3, 4, 5, 6 Maj./a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.