BELGJIKË – I dyshuari për konfrontim me policinë dënohet me 20 vite burg

BRUKSEL, 23 prill /ATSH-AFP/ – Xhihadisti francez, Salah Abdeslam dhe bashkëpunëtori i tij tunizian, Sofiane Ayari u dënuan sot në Bruksel me 20 vite burg për pjesëmarrje në një konfrontim me armë zjarri me forcat e policisë 15 marsin e vitit 2016 në kryeqytetin belg.

Në aktgjykim në përputhje me përfundimet e Prokurorisë Federale, Gjykata Penale e Brukselit i shpalli fajtorë për tentativë vrasje me karakter terrorist.

Përkatësia e tyre në radikalizëm nuk lë asnjë dyshim.

Katër policë u plagosën atë ditë gjatë një kontrolli të kryer nga forcat e rendit në komunën Forest në Bruksel.

Një kriminel i radikalizuar në komunën Molenbeek në Bruksel, Salah Abdeslam është i vetmi anëtar i mbetur gjallë nga komandot xhihadiste të sulmeve terroriste të 13 nëntorit 2015, por deri më tani ai nuk ka pranuar të dëshmojë për veprimet e tij para gjykatës franceze.

Sot ai u dënua në mungesë me 20 vite burg në Bruksel për tentativë vrasje me karakter terrorist, për shkak të pjesëmarjes në një shkëmbim zjarri me forcat e policisë shënuar në Bruksel më 15 mars 2016, tre ditë përpara arrestimit të tij./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.