TURQI – Erdogan: Nuk dëshirojmë tensione me Greqinë

199

STAMBOLL, 22 prill /ATSH-AA/ – Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan theksoi se nuk dëshironte tensione me Greqinë.

“Tashmë kemi nevojë për paqe, sepse paqja që kemi vendosur me ju nuk përngjason me paqen e asnjë vendi”, theksoi presidenti turk, cituar nga Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdogan i është përgjigjur pyetjeve për çështjet në rendin e ditës dhe vlerësimet për raportin e BE-së në lidhje me Turqinë në një program të publikuar në kanalin NTV.

“Ky raport për ne nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe vlefshmërie. Një situatë të ngjashme e kemi përjetuar edhe në Varna ku na kërkuan që të dorëzojmë ushtarët grekë. Për këtë ne u shprehëm se nëse kërkoni një gjë të tillë nga ne, atëherë fillimisht janë anëtarët e FETO-s, autorë të tentativës për grusht shteti, që duhet të na i ktheni” theksoi Erdogan.

“Nëse na dorëzohen ato mund ta diskutojmë në tryezë, sepse ka një shkelje të kufirit. Në të shkuarën kanë dënuar një ushtar turk me gjashtë muaj burg për shkelje të kufirit. Pra edhe këtu kemi një situatë të ngjashme”, shtoi ai.

“Këtë e kemi përcaktuar kështu në Varna, na dorëzoni puçistët, që edhe ne të hedhim hapat e duhura për këtë. Por Greqia ndodhet në një pozicion shumë ndryshe, dhe ne nuk mund t’ia shpjegojmë këtë Greqisë”, është shprehur Erdogan.

Pyetjes se Greqia shkakton tensione për çështjen e ishujve në Egje dhe cili është qëllimi i Greqisë, presidenti Erdoga iu përgjigj se Turqia e sheh Greqinë si një fqinj dhe se dëshiron që t’i tejkalojë këto pavarësisht disa problemeve.

“Të ulemi në tryezë, t’i vendosim mënjanë këto”, theksoi ai.

Gjithashtu Erdogan ka theksuar se në luftën kundër terrorizmit të kryer në tre vitet e fundit janë neutralizuar 16 mijë terroristë brenda vendit dhe në veri të Irakut kundër YPG dhe PKK-së.

Ai shtoi se ka arritur në 4 254 shifra e fundit e terroristëve të neutralizuar gjatë operacionit “Dega e Ullirit” i cili nisi më 20 janar në Afrin të Sirisë./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.