Punonjësit e burgjeve testime dhe trajnime sipas standardeve europiane

TIRANË, 22 Prill/ATSH/- Punësimin në sistemin penitenciar kalon përmes testimit dhe trajnimeve të paracaktuara. Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë nënshkruar një marrëveshje në të cilën parashikohet trajnimi i punonjësve të policisë së Burgjeve.

Edis Ibrahjimi, Këshilltar në Ministrin e Drejtësisë, ekspert i çështjes së burgjeve dhe shërbimit të provës gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare tha se, ministria e Drejtësisë synon të krijojë një trup policore në burgje të kualifikuara sipas standardeve që kërkon Bashkimi Evropianë. “Sot kemi 4 500 punonjësit e burgjeve, mes tyre dhe shërbimi civil në IEPV. Gjatë kësaj periudhe jemi duke bërë Vetting-un për personelin ekzistues, teksa janë hapur testimet për punësimet e reja në këtë shërbim. Nga verifikimet rezulton se 130 punonjës të këtij shërbimi kanë rezultuar me precedent penal, pra 70 persona kanë rezultuar me një arsim që nuk përputhej me vendin e punës. Të parët janë duke u larguar, ndërsa të dytët po sistemohen sipas arsimit që kanë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që disa prej tyre të dalin dhe jashtë skemës”.

“Nga krahu tjetër, u shpreh Ibrahimi, po punohet për rekrutimin e një stafi sa më cilësor e të trajnuar. Kështu, në bazë të marrëveshjes me Ministrin e Punëve të Brendshme personat të cilët kalojnë testimin shkojnë për trajnim tek akademia e sigurisë për një muaj, më pas vijojnë praktikat në sistemin e IEPV-ve në vend, për të kaluar në një punësim të plotë në një moment të dytë. Pas këtij moment ka edhe trajnime të tjera në vijim për të mbajtur sa më të azhornuar punonjësit e sistemit të burgjeve ”, tha Ibrahimi gjatë intervistës për Agjencinë Telegrafike Shqiptare./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.