FRANCË – Macron dhe Sissi për një zgjidhje politike në Siri

PARIS, 22 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sissi nënvizuan sot, gjatë një bisede telefonike, nevojën për një zgjidhje politike në Siri duke e parë si të vetmen zgjidhje për t’i garantuar popullit sirian kushtet për sovranitet afatgjatë, sipas presidencës franceze.

“Dy drejtuesit nënvizuan nevojën për një zgjidhje politike në Siri dhe rëndësinë e përfshirjes së vendeve arabe dhe anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, sipas një komunikate.

“Është e vetmja mënyrë për t’i garantuar popullit sirian kushtet për sovranitet afatgjatë”, vijon komunikata.

Ata rikonfirmuan gjithashtu vullnetin e tyre për të vazhduar punën e përbashkët përsa i përket luftës kundër grupeve terroriste.

Egjipti do të marrë pjesë në konferencën për mobilizimin kundër financimit të terrorizmit që do të zhvillohet në Paris më 25-26 prill./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.