SHBA – Konfirmohet arrestimi i një xhihadisti gjerman për sulmet e 11 shtatorit

UASHINGTON, 20 prill /ATSH-AFP/ – Pentagoni konfirmoi dje arrestimin nga ana e forcave kurde në Siri të një xhihadisti gjerman, me origjinë siriane, i akuzuar për pjesëmarrje në planifikimin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit në vitin 2001 në SHBA.

‘’Mund të konfirmojmë se Mohammed Haydar Zammar, shtetas gjerman me origjinë siriane, u arrestua një muaj më parë nga aleatët tanë të FDS-së, Forcat Demokratike Siriane’’, deklaroi Eric Pahon, zëdhënës i Pentagonit.

‘’ Zammar u prezantua në raportin e komisionit kombëtar për 11 shtatorin si një islamik i flaktë’’, saktësoi ai.

Një komandant kurd njoftoi të mërkurën për median arrestimin e këtij 50-vjeçari, i akuzuar për rekrutimin e personave përgjegjës për kryejen e sulmeve të 11 shtatorit.

‘’Ne po punojmë me aleatët tanë të FDS-së për të siguruar detaje të tjera’’, u shpreh zëdhënësi i Pentagonit./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.