MADRID – ETA kërkon ndjesë për të keqen shkaktuar Spanjës

MADRID, 20 prill /ATSH-AFP/ – Organizata e paligjshme separatiste baske, ETA risolli në kujtesë të keqen e shkaktuar prej saj gjatë luftës së armatosur për pavarësinë e shtetit bask dhe kërkoi falje për viktimat, bëhet e ditur në një deklaratë të publikuar sot nga gazeta baske ‘’Gara’’.

ETA konfirmoi ndër të tjera se nuk është e vetmja përgjegjëse e vuajtjeve. Vuajtja ishte prezente përpara themelimit të ETA-s dhe ka vijuar edhe pas përfundimit të luftës së armatosur.

‘’Kemi shkaktuar shumë vuajtje dhe dëme të pariparueshme. Duam të dëshmojmë respektin tonë ndaj të vdekurve, të plagosurve dhe viktimave të veprimeve të ETA-s… Sinqerisht ndiejmë keqardhje’’, thuhej në deklaratën e publikuar me afrimin e shkirjes së njoftuar të këtij grupi i cili vrau më shumë se 800 persona në disa dekada në luftën kundër shtetit spanjoll.

ETA, organizata revolucionare socialiste baske për çlirimin kombëtar kërkon të pranojë me anë të kësaj deklarate të keqen e shkaktuar gjatë konfliktit të armatosur, dhe për të shfaqur angazhimin e saj për të tejkaluar përfundimisht pasojat e konfliktit dhe shmangur mundësinë e ripërsëritjes./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.