AUSTRI – Të paktën 54 të plagosur nga një aksident me trena në Salcburg

VJENË, 20 prill /ATSH-DPA/ – Të paktën 54 persona u plagosën sot për shkak të përplasejs së një treni me një vagon që qëndronte në stacion në qytetin austriak të Salcburgut, njoftoi Federata Austriake e Hekurudhave.

Ndërkohë që shumica e pasagjerëve të plagosur kanë marrë dëmtime të lehta si prerje dhe djegie, një grua ndodhet në gjendje të rëndë.

Ky aksident ndodhi rreth orës 05:00 (03:00 GMT) kur një tren që vinte nga Venecia po lidhej me një tren që vinte nga Zyrihu.

“Lokomotiva që po tërhiqte trenin nga Venecia u përplas me vagonat e trenit nga Zyrihu për arsye që ende nuk dihen”, sipas një zëdhënësi të Federatës.

Dy trenat së bashku kishin 240 pasagjerë. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.