“Shqipëriaqëduam.al”, 5390 ankesa janë zgjidhur në 6 muaj

TIRANË, 19 prill /ATSH/ – Drejtorja e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në kryeministri, Eridana Çano, foli mbi punën e rrjetit të zyrave të bashkëqeverisjes në gjithë zinxhirin e Këshillit të Ministrave, të cilat ndërveprojnë me qytetarët përmes platformës shqipëriaqëduam.al.

Çano u shpreh se shumë probleme të qytetarëve do të gjejnë zgjidhje për problemet e tyre, madje kjo do të realizohet brenda një periudhe kohore të shkurtër.

“Qytetari do marri përgjigje që në momentin që dërgon ankesën, aty do t’i shpjegohet edhe afati kur do të marri zgjidhjen, kjo do realizohet nga koordinatorët në bashkëpunim me krerët e institucioneve. Ne këto 6 muaj pune të platformës kemi 5832 ankesa në nivel qendror nga të cilat 5390 janë të zgjidhura. Kemi 1000 mijë ankesa të marra mesatarisht në muaj me një përqindje, pothuajse 70 % të tyre të zgjidhura.”

Sipas Drejtoreshës, zyra e bashkëqeverisjes ka një filozofi ndryshe të punuarit me qytetarët, pasi shmang një sërë burokracish dhe zëvendëson drejtoritë me marrëdhëniet me qytetaret, për vetë faktin sepse dolën struktura të cilat nuk ishin efikase.

“Zyra e bashkëqeverisjes është ne përbërje të agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje dhe është një filozofi krejt ndryshe e të punuarit me qytetarët, zëvendëson drejtoritë me marrëdhëniet me qytetarët për vetë faktin sepse dolën struktura të cilat nuk ishin efikase, merrnin letra, trajtonin letra, i çonin nëpër struktura brenda ministrisë ca herë humbnin nuk merrnin përgjigjet e duhura, dhe drejtoria në fund të ditës bënte vetëm konteinerin, nuk kishte fuqi as të zgjidhte, as të debatonte me strukturat në ministri mbi zgjidhjen dhe si përfundim kishin qytetarë të pakënaqur nga përgjigjet që merrnin.”

E pyetur për interpelancat e Kryeministrit me qytetarët dhe grupe të interesit, si mjet për zgjidhjen e problematikave të ndryshme, Çano shprehet se interpelanca i ka këto karakteristika, pasi qytetarët kanë mundësi të komunikojë drejtpërdrejtë me Kryeministrin, ministrat etj, për problemet e tyre.

“Interpelanca i ka të dyja këto karakteristika, e para se i jep mundësinë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë të thërrasin në një interpelancë live, Kryeministrin e vendit, Zv/kryeministren e vendit, një ministër të vendit, dhe jo të gjitha interpelancat bëhen me Kryeministrin e vendit. Institucionet janë pjesë e zgjidhjes dhe pjese e vendimmarrjes. Puna përgatitore që bëhet për një interpelancë me institucionet përkatëse, interpelancat japin dhe zgjidhjen, pra në të nuk vihet thjeshtë për të folur dhe për të dëgjuar problematikën tuaj, por krerët e institucionet venë për të dhënë zgjidhje dhe për ta vazhduat punën mbas interpelancës. Për të gjitha notat e dhëna nga qytetaret për shërbimet e marra gjatë javës, ne koordinatorët përgatisim raportin javor”./m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.