SHBA – Moscovici: Jashtë çdo diskutimi zgjatja e planit të ndihmës për Greqinë

UASHINGTON, 19 prill /ATSH-AFP/ – Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Pierre Moscovici kundërshtoi me forcë një zgjatje të mundshme të planit të ndihmës për Greqinë, siç u sugjerua nga media gjermane. Ai bëri thirrje që të mos ngrihen dyshime dhe paqartësi në lidhje me përfundimin e programit.

”Data 20 gusht është plotësisht e konfirmuar”, pohoi komisioneri në një intervistë për median, në vazhdën e takimeve të pranverës së FMN-së në Uashington.

”Të mos ngremë pasiguri dhe dyshime që nuk ekzistojnë në të vërtetë”, shtoi ai pas një publikimi në gazetën gjermane ”Süddeutsche Zeitung” ku konfirmohej se kreditorët e vendit mesdhetar parashikonin zgjatjen e programit./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.