Pagesat përmes internet banking u rritën me 60%

TIRANË, 19 prill /ATSH/- Pagesat përmes internetit apo telefonit kapën shifrën e rreth 551 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 60% krahasuar me vitin 2016.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, viti 2017 shënoi rritje të konsiderueshme edhe në numër transaksionesh, që arriti në 2.6 milionë, në rritje me 26% krahasuar me vitin 2016.

Përdorimi i internet banking është rritur për të nëntin vit radhazi, ndërsa rreth 88% e llogarive të lidhura me internetin i takojnë individëve.

Në vendin tonë shërbimet e pagesave përmes internetit i përdorin rreth 11% e popullsisë, në rritje të ndjeshme prej nivelit 7% kundrejt vitit 2016. /e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.