GJERMANI – Eurodeputetët kërkojnë mbështetjen e Kongresit amerikan për marrëveshjen bërthamore iraniane

BERLIN, 19 prill /ATSH-AFP/ – Rreth 500 parlamentarë gjermanë, britanikë dhe francezë i drejtuan një letër homologëve të tyre amerikanë për të mbështetur marrëveshjen bërthamore iraniane, ndërsa Donald Trump ka paralajmëruar daljen e SHBA-së nga ky pakt.

”Pas 13 vitesh përpjekjeje të përbashkëta diplomatike, nënshkrimi i marrëveshjes bërthamore më 14 korrik 2015 në Vjenë shënoi një fitore historike të diplomacisë”, shkruajnë deputetë të forcave të ndryshme politike të Bundestagut gjerman, të Dhomës së Komunëve Britanikë dhe të Asamblesë Kombëtare të Francës.

”Europianë dhe amerikanë, ne kemi dëshmuar së bashku se një partneritet i fortë transatlantik është në gjendje të formojë një koalicion ndërkombëtar që përfshin Rusinë dhe Kinën, e mbështetur nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare”, theksuan deputetët në tekstin e hartuar në gjuhën angleze, gjermane dhe franceze.

Sipas tyre, ky koalicion është sot në rrezik. Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënon se do të nxjerrë shtetin e tij nga marrëveshja më 12 maj./
/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.